LSDM dhe Besa presin fitore të koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet parlamentare


Koalicioni “Mundemi” e udhëhequr nga LSDM dhe Besa sonte në KSHZ kanë dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Damjan Mançevski nga LSDM dhe Arjanit Hoxha nga Besa kanë thënë se presin që ky koalicion të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Në këtë listë janë 120 emra qytetarë të përgjegjshëm të cilët e duan vendin e tyre dhe të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për qytetarët e tyre, të japin angazhimin me punën e tyre profesionale në Parlament të pavarur. Ky është koalicioni më i madh për momentin i përbërë nga parti të ndryshme politike të bashkuar rreth asaj që është me rëndësi për qytetarët, të ardhmen e shtetit siç janë anëtarësimi në NATO dhe BE, rritja ekonomike, paga më të larta, kujdes për të gjithë, drejtësi dhe shtet juridik dhe mjedis të shëndoshë jetësor”, ka thënë Mançevski

Arjanit Hoxha nga Besa ka thënë se koalicioni i tyre do të jetë fitues në këto zgjedhje dhe se do të sundojë me shtetin.

“Ne presim që dallimet dhe përfitimet që i ofrojmë në shoqëri do të kuptohen më pozitivisht dhe ashtu si fitimtar do të sundojmë”, ka thënë mes tjerash Hoxha. f.

Baby Boo