Lotët i prisnin të gjithë, por vëmendjen e mori pyetja që Albani i bërit Trixës! Çfarë i tha, shuajeni kuriozitetin


Mbrëmjen e sotme Beatrix mori një surprizë të veçantë. Ajo ndoqi në Pallatin e Kongreseve performancën e vëllait të saj, Alban Ramosajt dhe më pas u përqafua mes lotësh me të.
Në një moment Albani vuri dorën e Beatrixës tek zemra e tij dhe e pyeti si i ka punët me zemrën, sigurisht referuar Donaldit duke qenë se lidhja me të ka qenë kaq shumë e komentuar.

“Si je ti? Si i ke punët me zemrën?”, e pyeti Albani Beatrixën, e cila u shpreh shumë e shqetësuar sesi dukej në sytë e tyre. Albani e siguroi se është më e mira dhe e gjithë familja e ndjek. Trixa e Bani janë shumë të lidhur mes tyre dhe e kanë treguar edhe më parë.
Këngëtarja, që në ditët e para në Big Brother Vip nisi të qante sapo dëgjoi një prej këngëve të vëllait të saj.
E njëjta gjë ndodhi edhe kur Albani u fut në një moment tjetër në shtëpi, si surprizë për Beatrixën.

Baby Boo