Loja e Albin Kurtit: Në teatër me truproje, ndërsa në punë gjatë së dielës në këmbë


Kryeministri Albin Kurti sot bëri bujë në rrjete sociale pasi doli në punë madje pa truproje, ani pse ishte ditë pushimi.

Sidoqoftë, të njëjtën nuk e ka bërë edhe gjatë vizitës në Teatrin Dodona, ku shkoi me truproje.

Kryeministri i vendit ani pse ishte ditë pushimi, sot vendosi të dalë në punë, madje në këmbë pa mbrojtjen e afërt të shtetit të Kosovës.

Kjo po konsiderohet si një tendencë e Kryeministrit Kurti që të kopjojë liderët majtistë të botës, të cilët për mashtrim të publikut ofrojnë momente joreale, me qëllime populiste dhe të propagandës.

E gjitha kjo, për t’u dukur me afër publikut dhe shijeve popullore, shkruan Metro.

Megjithatë, të njëjtën nuk e bëri edhe gjatë vizitës së tij bashkë me familje në teatër.

Ai atje ka pasur pas vetes edhe truprojën dhe përcjelljen, kjo mund të shihet edhe në foton më poshtë.

Në foton që e publikoi vet ai shihet familja e kryeministrit, ndërsa vërehet edhe mbrojtja e afërt apo truprojat, këta, u detyruan të shohin shfaqjen bashkë me familjen e Kurtit deri në fund.

Baby Boo