Lista e plotë e fituesve në PriFest 13


Pri Film Fest Prishtina sonte e ka mbajtur natën finale, në të cilën janë dhënë çmimet për të gjitha kategoritë.
Fitues i festivalit doli filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, ndërsa regjisorja më e mirë u shpall Luana Bajrami për filmin “Luaneshat e Kodrës”.

Aktorët më të mirë u shpallën Alban Ukaj, Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani, njofton Klankosova.tv.

Këtu më poshtë keni listën e plotë të filmave fitues:
Filmi më i mirë i shkurt – “Shakira”;
Filmi i metrazhit të mesëm – “Jesus egon Christus”;

Dokumentari më i mirë – “The End of the Kings”;
Çmimi i medias 2021 – “Mehrunisa”;
Çmimi më i mirë i filmit global – “Rival”;

Federata e Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit – “Full Moon”;
Kineastja më e mirë – Blerta Basholli;
Aktori më i mirë – Alban Ukaj;

Aktorja më e mirë – Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani;
Regjisorja më e mirë – Luana Bajrami;
Filmi më i mirë – “Zgjoi”.

Baby Boo