Lirohet Selitaj: Sjellja e Policisë ishte arrogante, s’jemi kriminelë


Është liruar kameramani i agjencisë së lajmeve Ekonomia Online, Albion Selitaj.

Ai u arrestua sot derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërmarrjes AgroKosova Holding.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Selitaj, i cili ka thënë se në momentin e arrestimi, sjellja e Policisë ishte arrogante.

Ai ka thënë se në momentin kur është arrestuar u ka treguar Policisë se ishte duke xhiruar drejtpërdrejt rastin dhe se i është duhur kohë derisa të dalë nga aty.

“Sapo dola nga stacioni policor në Suharekë, ku dhash një deklaratë në Polici, ku u tregova se kam qenë duke e kryer punën time dhe pasi që kam qenë live, më është dashur të dalë më ngadalë nga aty. Ata më kanë shty, kanë dashtë të ma thejnë edhe kamerën”, ka thënë ai.

“Edhe ne jemi në vendin e punës dhe policia ka mundur të na japin një afat e jo ashtu si kriminelë. Policia e Kosovës duhet me pasë respekt për punën e gazetarëve dhe kameramanëve. Sjellja e zyrtarëve policorë ka qenë arrogante”, ka thënë Selitaj për EO.

Baby Boo