Gazetari Arlind Sadiku: Edhe unë ndihem fajtor për vrasjen makabre të 18-vjeçares


Desha t’i them dy-tri fjalë rreth këtij rasti sepse këto mendime më kanë mundu dhe nuk pata qare pa e nda me ju, sepse edhe veten po e shoh fajtor për këtë vrasje makabre.
Pse?! Sepse i përkas anës mediale, e cila fatkeqësisht po ushqen fëmijët e të rinjtë me antivlera.

Mediat vazhdimisht promovojnë programe shfrenuese, e këngë degjeneruese, lakuriqësi, të cilat e nxisin fëmijun të devijoj, të ngacmojë seksualisht e të dhunojë.
Pastaj kur të plas dhuna sikur te ky rast, fajësojmë X njeriun a X institucionin.

Për këtë arsye po ndihem fajtor sepse i takoj një sektori që mendoj se është shkaktari më i madh i kësaj gjendje, dhe nuk po kam forcë të bëj diçka më shumë.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të viktimës

Baby Boo