Lirohet nga burgu Emre Olur, këshilltari i mafiozit turk Sedat Peker që u deportua nga Tirana drejt Turqisë


Një gjykatë e Stambollit liroi sot nga burgu, gazetarin Emre Olur, i cili njihet si këshilltari për shtyp i kreut të mafias turke Sedat Peker.Gjatë seancës së fundit të çështjes që u zhvillua më 25 janar, gjykata vendosi edhe ndalimin e udhëtimit ndërkombëtar për Olur.

Ishte avokati i Pekerit, Ersan Barkın i cili njoftoi lirimin e Olur përmes një njoftimi nëTëitter.

“Po të isha fajtor do të kisha kërkuar azil si të tjerët. Jam dorëzuar vullnetarisht dhe kam 5 muaj në arrest”, ka thënë Olur përmes avokatit të tij.

Më 18 shtator, Olur u soll në Stamboll pasi u ndalua në Tiranë. Prokurorët kanë përgatitur një aktakuzë për Olurin për akuzat e “anëtar i një organizate të krijuar me qëllim kryerjen e një krimi”, “plagosje me dashje me armë”, duke kërkuar deri në tetë vite dhe tre muaj burg.

Peker, i cili u largua nga Turqia në fillim të vitit 2020, aktualisht jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vitin e kaluar, mafioz 51-vjeçar filloi të postonte video dhe postime në Tëitter, duke bërë një sërë pretendimesh skandaloze kundër figurave politike, duke përfshirë akuza për vrasje, përdhunime, korrupsion dhe trafik droge.

Në qershor 2021, bosi i mafias tha se zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe e paralajmëruan atë të mos shpërndante video për shkak të rreziqeve të sigurisë së lartë. Më pas, Peker vazhdoi të bënte pretendimet e tij të bujshme përmes Tëitter. Peker ndonjëherë shkruante në Tëitter nga llogaria e Emre Olur për të përhapur akuza.

Baby Boo