Borrell: BE’ja udhëheq dialogun, Kosovës e Serbisë ju duhen më shumë marrëveshje


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se Kosovës dhe Serbisë ju nevojiten më shumë marrëveshje se janë bërë deri më tani.

Borell duke për marrëveshjet dhe gjërat e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, ai përshëndeti angazhimin e administratës amerikane në procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, por nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, kërkon më shumë sesa një lehtësim i udhëtimit dhe komunikacionit.

Ai deklaroi po ashtu se Bashkimi Evropian ka një rol udhëheqës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por punon në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në.

“Në parim, Bashkimi Evropian mbështet të gjitha masat dhe veprimet që kontribuojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimit midis njerëzve. Kjo është një nga mënyrat që çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Serbisë dhe Kosovës iu duhen më shumë marrëveshje më shumë normalizim”, tha Borrell në një përgjigje me shkrim drejtuar ligjvënësve të Parlamentit Evropian.

Ai tha se BE-ja dhe SHBA-ja kanë agjendë të përbashkët për rajonin e Ballkani Perëndimor.

Baby Boo