Lirohen masat: Nga 1 qershori hiqen maskat, lejohen dasmat


Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe ka thënë se në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive është vendosur që të miratohen këto masa.
Nga 1 qershori, maskat nuk do të jenë të detyrueshme në ambient të hapur dhe gjithandej ku mund të mbahet distanca.
Po ashtu nuk do të vlejë më ndalimi për grumbullime në të hapur, megjithatë rekomandohet nëse janë më tepër persona të mbahen maskat mbrojtëse.

Do të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve në të hapur me kapacitet në maksimum prej 50% të pjesës së hapur, por jo më shumë se 100 mysafirë. Numri maksimal në një tavolinë te jetë gjashtë.
Ora policore mbetet në fuqi.
“Gjatë kësaj dhe javës tjetër Komisioni për sëmundje infektive ën bashkëpunim me organizatorët e ngjarjeve do të punojë në precizimin e protokolleve për mbajtjen e ngjarjeve dhe koncerteve n të hapur, ndërsa pas 15 qershorit sipas protokolleve të dakorduara do të lejohet organizimi i ngjarjeve të tilla”, ka thënë Filipçe.

Baby Boo