Lirohen katër policët që po trajtoheshin në QKUK – Krasniqi: Gjendja e tyre stabile


Katër policë po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra gjatë aksionit të Policisë dhe Doganës të Kosovës në veri të vendit, kundër kontrabandimit të mallrave. Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, tha për Ekonomia Online se tashmë gjendja e të lënduarve është stabile. “Në bazë të informatave që kemi pranuar nga ekipet mjekësorë të Qendrës Emergjente janë paraqitur katër zyrtarë policor të cilët tashmë janë liruar në shtëpi dhe gjendja e tyre është stabile.

Ata kane shenja të lehta në trup dhe u janë bërë kontrollet e tyre. Dhe tashmë para 20 minutash është liruar edhe zyrtari i fundit”, tha Krasniqi. Krasniqi tutje tha se nuk ka rrezik që mund të sjellët ndonjë zyrtar tjetër nga spitali i Mitrovicës. “Tani për tani jemi në kontakt me Spitalin e Mitrovicës dhe nuk kemi ndonjë informatë që mund të sjellët ndonjë person tjetër i lënduar”. Lidhur me gjendjen e pjesëtarëve policor ka folur edhe mjeku kujdestar, Leutrim Hajdari, i cili tha se tashmë ata do marrin tretmanin e duhur shtesë në shtëpitë e tyre.

“Fillimisht zyrtarët policor janë trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa për trajtim të mëtutjeshëm kanë ardhur këtu tek ne. Në bazë të ekzaminimeve të bëra dhe analizave ku në fund ka dalë që të gjithë janë në gjendje stabile ndërsa dy prej tyre është vërejtur që kanë pasur trupa të huaj në trupin e tyre si pasojë e mjeteve shpërthyese tek njëri në regjionin e kokës dhe tjetri në parakrahun e djathtë. Tashmë të gjithë janë lirua”. Bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve që po marrin trajtim mjekësor në QKUK është edhe kapiteni i Njësive Speciale, Besart Ahmeti. Ndryshe gjatë aksionit të sotëm në veri janë lënduar gjashtë zyrtarë policor dhe një qytetar.

Baby Boo