Teuta Arifi: Të gjithë jemi ende në zi!


“Ne kurrë nuk do t’i harrojmë vi*ktimat e 8 shtatorit, por sa herë që do t’i kujtojmë ata, do t’ju kujtojmë edhe të gjithë juve që ndihmuat atë natë”, kështu iu drejtua personelit mjekësor, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Ka shprehur ngushëllime për familjarët e vi*ktimave, duke kujtuar kontributin e mjekëve, zj*arrfikësve, qytetarëve të Tetovës dhe policisë.

“Nuk do të harrojmë frikën 12 pacientëve që mbijetuan për shkak të mjekëve dhe civilëve që i evakuuan nga zj*arri dhe zj*arrfikësit që e shuan zj*arrin në mënyrë shumë të shpejtë, parandaluan që vendi ynë të mos ketë tra*gjedi më të madhe. Gjithashtu edhe policët që siguruan vendin tonë. Nuk harroj as ata që qëndruan afër familjarëve”, tha Arifi.
“Në ditët e kaluara të gjithë u tr*onditëm thellë për vi*ktimat e tr*agjedisë të ditës së 8 shtatorit. Të gjithë jemi ende në zi. Të gjithë jemi të pikëlluar dhe sot qëndrojmë afër familjarëve në këto ditë më të errëta në historinë e Tetovës”, tha Arifi.

Baby Boo