Liqeni i Treskës shndërrohet në depo mbeturinash


Dikur atraksion turistik i kryeqytetit, ndërsa sot depo e mbeturinave. Liqeni artificial i Trekës në periferi të Shkupit, vazhdon të mbetet i preferuari i qytetarëve për të kaluar një fundjavë. Por, kushtet në këtë kompleks rekreativ janë shndërruar në gërmadha. Kështu e lënë pas dore, mirëmbajtja nga autoritetet komunale është e pamjaftueshme për t’i rikthyer shkëlqimin e mëhershëm. Ndërsa, qytetarët me keqardhje thonë se mungon higjiena dhe kushtet tjera infrastrukturore, të cilat kanë zmbrapsur turistët e vendit.

Me të thënë të drejtën, po! I shoh disa mbeturina, disa gjëra tjera të papastërtisë. Duhet të punohet më shumë, duhet të angazhohen më tepër për të qenë qytetarët më të kënaqur.”

Liqeni Treska për brenda nuk është shumë i pastër, por pasi që buron uji prej lart ende është i pastër. Unë vij çdo vjet për vizitë nga Amerika, dhe këtë vit kam parë më shumë njerëz se viteve të kaluara.”

Nuk janë kushtet ashtu siç duhet, ka gjelbërim por uji është i ndotur, në skajet andej nuk ka pastërti. Me një anë fajet i ka shteti, në anën tjetër mileti. Neve i kemi fajet se mbeturinat i hedhim gjithandej.- u shprehën disa nga qytetarët e intervistuar.

Kjo pamje e mrekullueshme, mund të shijohet vetëm nga larg sepse nga afër vetëm se vërehen parregullsitë e panumërta. Këtu përveç piknikut, bëhet edhe not. Ndonëse është e ndaluar futja në ujë, i madh e i vogël nuk rezistojnë dot freskinë e liqenit.

MBETURINAT I HEDHIN NJERËZIT QË NUK KANË KULTURË DHE NE NUK MUND TË LAHEMI NË LIQEN.”

MUND TË BËHET MË MIRË, TË MARRIN INICIATIVË PËR T’I RREGULLUAR KUSHTET PËR FËMIJËT TANË QË TË PAKTËN TË LAHEN SI DUHET. SIÇ E SHIHNI EDHE UJI ËSHTË KATASTROFË. A SA PËR KUSHTE, BËRLLOKU NË TË GJITHA ANËT.” – THANË DISA QYTETARË TË TJERË PËR ALSAT

Nga zyra e Komunës së Sarajit thonë se janë duke e mirëmbajtur pastërtinë e kompleksit rekreativ. Ndërsa, për ujin e liqenit e pranojnë që është i kontaminuar deri në nivelin e katërt të ndotjes.

EDHE KËTË VIT JEMI ANGAZHUAR MAKSIMALISHT PËR TË MIRËMBAJTUR DHE PASTRUAR LIQENIN TRESKA. SA I PËRKET LIQENIT, KEMI BËRË ANALIZA DHE UJI ËSHTË KUALIFIKUAR NË NIVELIN E KATËRT TË NDOTJES. KËSHTU QË KA TABELA TË VENDOSURA QË ËSHTË I NDALUAR NOTI, POR TASH NËSE DIKUSH INDIVIDUALISHT FUTET NË ATË LIQEN, AJO MBETET NË PËRGJEGJËSINË E TYRE.”- U SHPREH – SABAHUDIN RRUESTEMI, DREJTOR I NP “SARAJI”

Ndërsa në terren, faktet e thonë të kundërtën.

Kompleksi turistik i Liqenit artificial Treska, i themeluar gjysmë shekulli më parë, në një shtrirje prej 43 hektarësh ka pasur një kapacitet për të shërbyer 10 mijë qytetarë. I gjendur në administrim të Komunës së Sarajit, kompetencë të cilën e ka marrë pasa disa vitesh nga Qyteti i Shkupit, nga komuna shprehen të pafuqishëm financiarisht dhe me kapacitete njerëzore për të mirëmbajtur Liqenin e Treskës. Ata kërkojnë mbështetje nga pushteti qendror që mos ta lënë në harresë këtë qendër rekreative, e cila mund të kthehet në minierë të dobive monetare dhe punësimeve të reja.

Baby Boo