Lipektomia Bukale operacioni më i kërkuar ditët e sotme


Faqet kanë një impakt estetik të menjëhershëm për syrin e njeriut. Jane faqet ato që definojnë konturet e fytyrës duke i dhënë asaj formën. Të gjithë njerëzit kur lindin kanë me shumicë ind dhjamor të vendosur në zonën e faqeve, duke i dhënë atë pamjen e lezetshme bebeve prej “buçkoje”. Kur rritemi normalisht faqet marrin një pamje më të skulpturuar, më prej adulti, me mollëza të definuara dhe mjekër të dallueshme. Tek disa njerëz nuk ndodh kshu, dhe mund të themi që kjo ndodh në një përqindje shumë të madhe të popullatës botërore.

Indi dhjamor bukal mbështetet në muskulin buccinator, i cili është muskuli që ndihmon në lëvizjet e përtypjes. Heqja e këtij dhjami nuk ndikon në funskionin dhe lëvizshmërinë e muskulit, ndikon vetëm në ndryshimin e paraqitjes së fytyrës.

Të pasurit e faqeve të fryra, “bucko”, në gjuhën mjeësore njihet dhe si “Chipmunk cheeks”- “faqet e ketrit”. Mund të ndodhe tek njerëzit pavarësisht peshës apo dietës pasi ka të bëjë më shumë me një predispozicion gjenetik. Heqja e tyre konturon e faqet dhe i jep më shumë definicion fytyrës. Kjo realizohet me shumë mjeshtëri nga kirurget estetikë të Dermolife®, duke i dhënë freskinë dhe tonifikimin faqeve tuaja, për nje fytyrë natyrale, të freskët dhe rinore. Rezultatet e shkëlqyera përmirësojnë vetëvlerësimin dhe performancën në jetën e përditshme.Mjeshtëria e kirurgëve të DERMOLIFE® bazuar në dije të thelluara, eksperiencë shumëvjecare, teknika të fjalës së fundit në fushën e kirurgjisë estetike, kombinuar këto me ndjeshmërine e spikatur ndaj të bukurës, lejojnë kirurgët tanë të arrijnë rezultate maksimale që do të thotë qepalla të reja,të tonifikuara dhe një vështrim më i gjallë dhe rinor.

Kirurgët estetikë ju këshillojnë procedurën e Lipektomise Bukale në rastet kur keni:
1.Faqe të mëdha dhe të fryra të cilat ju pengojnë nga ana estetike.
2.Faqe të mëdha dhe të fryra të cilat ju pengojnë ne anën funksionale të gojës.
3.Asimetri të përmasave të njërës prej faqeve me tjetrën.

Baby Boo