Linja e re ajrore e të dënuarve! E çuditshme!


Pëllumbat që në lashtësi kanë shërbyer si lajmëtar, por këtë herë pëllumbat janë përdorur nga të burgosurit e burgjeve në Shqipëri në një formë më të avansuar.

E gjitha u hetua kur në burgun e Lushnjës në një dritaren e një të dënuari me burgim të përjetshëm, kishte ngecur një pëllumb, teksa në këmbët e tij kishte dy qese të vogla me lëndë narkotike. Oficerët kuptuan se ky pëllumb ishte i deleguar nga jashtë, për të qenë korrier i drogës.
Por droga nuk është e gjitha ajo që të dënuarit e sillnin brenda nëpërmjet pëllumbave. Drejtori i burgut të lushnjës për Ballkanweb, ka treguar se ata janë habitur kur kanë parë se në oborin e burgut kishte ra për tokë një pëllumb, me një qese të zezë të lidhur tek këmbët, menjëherë e hetuam se bëhet fjalë për një korospondencë, ku të dënuarit kanë dashur të shfrytëzojnë këtë shpend për të futur brenda dy celular, mirëpo siç duket nga pesha e rëndë, pëllumbi nuk ka arritur deri tek vendi i duhur shpjegon drejtori i burgut të Lushnjës, transmeton Pa Censurë.

Por pas këtyre gjetjeve nga oficerët e policisë, drejtori i burgut të Lushnjës bëri thirrje të menjëhershme që të dënuarve të ju largohen pëllumbat nga qelitë. Në fillim të dënuarit bënë rezistencë por drejtoria nuk bëri kompromise, andaj edhe pëllumbat ju dhanë lamtumirë qelive.
Në fund u zbulua edhe kjo korospondencë se si ka funksionuar. Pëllumbat rriteshin nga të dënuarit dhe në kohën e vizitave me familjarët të dënuarit u jepnin valium dhe i futnin në qese për t’i nxjerrë nga burgu, mbaheshin një ditë nga familjarët, ushqeheshin dhe pasi ju lidhesin në këmbë sende të paligjshme, lëshoheshin në fluturim dhe pëllumbat ktheheshin tek pronarët e tyre.
Kjo ngjarje edhe pse ka vite që ka ndodhur, është një gjetje interesante dhe kreative.

Baby Boo