Limani: “Huliganët nuk u takojnë popujve të qytetëruar!”


Lëvizja BESA ka reaguar ashpër kundër thirrjeve antishqiptare të tifozëve maqedonas, të cilët dolën në rrugë dhe sheshe për të festuar fitoren në futboll ndaj Italisë.

“Thirrjet e mbrëmshme rrugëve, shesheve, tribunave, e së fundmi edhe në rrjetet sociale të huliganëve “maqedonas” ( NUK BESOJ SE JANË ME PËRKATËSI MAQEDONASE), të cilët harrojnë që meritat më të mëdha në gëzimin e fitores në ndeshjen e futbollit me Italinë, u’a sollën pikërisht këta “SHIPTARI”. Vlerësoj që udhëheqësia e palës maqedonase, duhet të degradohen nga veprimet e këtilla, duke i dënuar në mënyrë publike me qëllim që të mos humbet mirëbesimi i krijuar, për bashkëndërtim dhe mbrojtje të këtij vendi”, deklaroi Fatmir Limani nga Lëvizja BESA.
Sipas tij ndjellja e armiqësive dhe ndasive nuk janë në favor të ruajtjes së paqes dhe integritetit të shtetit.

“Shqiptarët janë popull shtet’formues këtu, ndërsa elementet huligane, duhet të izolohen dhe të ndëshkohen pasi që në vazhdimësi pretendojnë të prishin kohezionin ndër etnik në vend. Poashtu, pushteti të ndërmerr masat e nevojshme dhe të mos mendojnë që defokusimi do t’u “mbulojë” dështimet politike dhe ekonomike, përmes brohoritjeve që nuk i kan takuar as kohës së gurit. Ps: Ky vend mund të shijojë fitore të papërjetuara vetëm nëse rrugëtojmë në bashkëveprim!”, deklaroi Limani.

Baby Boo