Pas Sanduloviqit edhe avokati serb vendos lule në varrin e Blerina Jasharit në Prekaz


Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka vendosur lule te varri i Blerina Jasharit, shtatëvjeçares së vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit të familjes Jashari në Prekaz.

Stojkoviq, i cili është avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, u keqtrajtua nga shërbimi sekret serb për shkak se vendosi lule te varri i Blerinës dhe kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë, erdhi në Prekaz për ta bërë të njëjtin veprim në shenjë revolte për atë që i ndodhi politikanit serb.

Ai tha se nesër do të kthehet në Beograd dhe nuk frikësohet.

“I arrestuar ose jo, unë do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Siç janë plot. Sepse liria nuk vjen nga gjykimet. As burgjet nga hekurat. Liria vjen nga zemra e njeriut. Ne që nuk kemi frikë – sepse njerëzit e mirë s’kanë pse të frikësohen – ne veçse e kemi shpjeguar veten tonë. Prej të gjitha mesazheve që lihen në këtë vend, ky është më i rëndësishmi: Liria gjithmonë fiton”, tha ai para mediave.

Stojkoviq e ka lënë edhe një letër te varri i Blerinës të shkruar në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht./Express/

Baby Boo