Ligji për mediat, nesër në Komision kuvendor


Kryetarja e Komisionit parlamentar për Transport dhe Lidhje nga radhët e VMRO-DPMNE-së, edhe njëherë premtoi se të mërkurën Ligji i Mediave do të jetë pikë e rendit të ditës në komisionin amë, pas një pauze 40 ditore. Pavarësisht kësaj, Zaturovska thotë se përmbajtja e debatit nuk varet nga ajo dhe nuk premton dot debat konstruktiv nga kolegët e saj, duke theksuar se asnjë deputetit nuk mund të ia mohojë të drejtën e fjalës. Siç edhe kishte theksuar më parë, arsyeja e shtyrjes së debatit sipas saj, kanë qenë çështjet teknike e jo çështjet politike.

Për nesër në ora 11 është caktuar vazhdimi i seancës në Komisionin për Transport dhe Lidhje, pra ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Media. Deri tani mendoj se kanë kaluar vetëm 8 amendamente, ndërsa gjithsej ka 72 amendamente nga të gjitha partitë politike – deklaroi Liljana Zaturovska, Kryetare e Komisionit të Transportit dhe Lidhjeve (VMRO).

Qeveria kësaj here tregon dhëmbët. Ministri i Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski thotë se ligji mund të miratohet edhe pa opozitën, nëse e njëjta nuk do të reflektojë pozitivisht lidhur me rezultatet katastrofike të disa analizave për gjendjen e mediave në vend, që pritet të publikohen ditëve në vijim. Mançevski është ithtar i asaj që politika duhet të qëndroj larg sferës mediatike dhe se për këtë çështje duhet të vendosin profesionistët e jo partitë politike.

Parimisht besoj se me këto analiza opozita do të reflektoj pozitivisht, por gjithsesi, si gjithmonë deri tani siç kemi thënë, përderisa nuk ndodh kjo gjë, shumica do të marrë përgjegjësinë dhe ky ligj do të miratohet.03-20 Nuk mund që në fund të procesit, dy partitë politike të ulen dhe të bëjnë pazare për çështje personale. Kjo është e pa pranueshme. Mendoj se gjithashtu opozita e kupton se ai lloj i debatit nuk shpie askund, ata veç më e kanë një përvojë të hidhur të tillë që në fund politikisht u ra në kokë – tha Damjan Maçevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Pushteti akuzon opozitën se nuk e pranon ligjin e ri për shkak se e njëjta nuk dëshiron që t’i largojë njerëzit e saj nga Këshilli i RTVM-së dhe nga Agjencia e Mediave. Ndërsa opozita akuzon pushtetin se me ligjin e ri dëshiron që të instaloj njerëzit e saj që të kontrolloj mediat. Për shkak të këtyre akuzave, Ligji i mediave ka mbetur i bllokuar në fazën fillestare – në Komisionin e Transportit dhe Lidhjeve. Kohëve të fundit, kryetarja e komisionit amë nuk ka thirrur seancë me çka edhe e u bllokua plotësisht debati mbi ligjin.