Liderët në pauzën e dytë, nuk ka detaje për bisedimet


Pas pesë orësh bisedime liderët e katër partive më të mëdha në Klubin e deputetëve shkuan për në pushimin e dytë. Asnjëri prej pjesëmarrësve në bisedime zyrtarisht nuk kumton nëse ka progres dhe për çfarë konkretisht është biseduar.

Në takimin e liderëve marrin pjesë liderët e katër partive, Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti nga BDI, Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bilall Kasami nga BESA.

Ky është takimi i tretë i liderëve gjatë pesë ditëve të fundit. Dy takimet e para u mbajtën javën e kaluar, njëri në përbërje të zgjeruar me pjesëmarrje të liderëve të partive të cilët kanë më shumë se një deputet në Kuvend, ndërsa i dyti në përbërje të shkurtuar me kërkesë të liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski.

Pushteti kërkon nga opozita mbështetje për referendumin e ardhshëm, ndërsa opozita kërkon miratim të Ligjit për financimin e partive politike, ndryshime në Ligjin për Qeverinë, sipas modelit të Përzhinës dhe ndryshime në Kodin Penal që lidhen me amnistinë.

Edhe në takimin e sotëm në Klubin e deputetëve kryeministri dhe lider i LSDM-së është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska, Mickoski është së bashku me profesoreshën universitare, Tanja Karakamisheva, Ali Ahmeti me zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani, përderisa Kasami është i shoqëruar nga Arianit Hoxha.

Baby Boo