Derisa zgjatë procedura e azilit, Gruevski nuk mund të ekstradohet në Maqedoni


Derisa zgjatë procedura e azilit, Nikolla Gruevski nuk mund të ekstradohet në Maqedoni.

Kështu ka deklaruar sonte në media ministri i Punëve të Brendshëm, Oliver Spasovski, duke u përgjigjur nëse pas fletëarrestit ndërkombëtarë Gruevski mund të arrestohet dhe të ekstradohet në Maqedoni.

Mirëpo mediat në Budapest tashmë kanë bërë të ditur se personi që aplikon për azil, ky organ ka afat prej 60 ditëve që të veprojë nëse do e pranoj apo refuzojë kërkesën.

“Personi që kërkon azil duhet të aplikojë deri tek Drejtoria për emigracion dhe azil, menjëherë pasi që të hyjë në territorin e vendit. Ky organ ligjërisht ka afat 60 ditë që të pranojë ose refuzojë kërkesën, pasi që të dëgjojë shkaqet për atë se pse aplikanti kërkon azil politik. Ligji hungarez parasheh edhe procedurë të përshpejtuar në të cilën mund që të vendoset brenda 15 ditëve”.

Baby Boo