Liderët e Kosovës në Bruksel, në 16h oublikohet lajmi për vizat


Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kocijançiç, i ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në Twitter, ku shihet delegacioni kosovar në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në postimin e saj në Twitter, Kocijançiç ka thënë se temë e këtij takimi është dialogu dhe liberalizimi, percjell Fakte.

“Federica Mogherini takon Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Behgjet Pacollin, si dhe delegacionin kosovar të dialogut, por po ashtu që ta diskutojë perspektivën për liberalizim të vizave dhe progresit në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Kocijançiç. /Telegrafi

Baby Boo