Rast i rëndë në Maqedoni – Profesori su*lmon se*ksualisht nxënësen 15 vjeçare


Parabu*rgim prej 30 ditëve për një profesor nga Krusheva për shkak të tentimit për su*lm se*ksual ndaj nxënëses së tij. Prokuroria themelore publike Prilep solli Urdhër për ngritjen e procedurës hetuese kundër një personi 54-vjeçar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale – Su*lm se*ksual me keqpërdorim të pozitës.

I dyshuari më 17.12.2020 rreth orës 10:00, me keqpërdorim të pozitës së tij si profesor në një shkollë në Krushevë, ka kryer veprime se*ksuale ndaj nxënëses së tij të moshës 15 vjeçare, e cila iu besua atij për shkak të mësimit. Veprën penale i dyshuari e ka kryer, duke su*lmuar vajzën në klasë, me këtë rast vajza e ka shtyrë dhe ka dalë nga klasa, kumtoi Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prokurori publik i cili vepron në lëndën deri te Gjykata në procedurë paraprake pranë Gjykatës themelore Prilep ka parashtruar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit. Propozimi u pranua dhe Gjykata me vendim të dyshuarit i caktoi masë parabu*rgimi me kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Baby Boo