Liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin në Londër


Ngjarjet qendrore të Samitit “BE – Ballkani Perendimor” sot fillon me pranimin që e organizon kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Tereza Mej për shefat e delegacioneve të vendeve – anëtare të procesit të Berlinit dhe të vendeve – anëtare të BE-së të pranishëm në Samit, por edhe për përfaqësuesit e Komisionit Evropian, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev, do të flet në panelin “Politika e jashtme, çështjet bilaterale dhe trashëgimia nga e kaluara”, dhe në sesionin plenar në të cilin do të prezantohen planet për Samitin në Varshavë në vitin 2019.

Në këtë seancë plenare do të mbajnë fjalim edhe kryeministri i Polonisë, Mateush Moravjecki, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe eurokomesari Johanes Han, në temën “Ardhmëria e procesit të Berlinit”.

Programi zyrtar i Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor do të përfundojë me pranim të të gjitha delegacioneve në pallatin “Sejnt Xhejms”, që do ta organizojë princi Çarls Garet. Gjatë kohës së pranimit të delegacionit të Maqedonisë do të ketë mundësi për takim të shkurtër me kryeministren britanike, Tereza Mej.

Baby Boo