Liderët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë bashkëpunim shtesë me SHBA-në dhe BE-në


Procesi i ngadaltë i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka nxitur liderët e këtyre vendeve të debatojnë rreth alternativave, siç është bashkëpunimi mes tyre. Në Forumin e Prespës për Dialog, Presidenti Stevo Pendarovski, theksoi nevojën e rikthimit të një lidhje dhe bashkëpunimi më të fortë të BE-së dhe SHBA-së për rajonin.

BE-ja duket qartë se nuk është e aftë të udhëheqë e vetme. SHBA-ja nuk do të donin të udhëheqin të vetme kurse elitat në rajon nuk janë të interesuara, për të qenë i sinqertë me ju, të çojnë përpara transferimin e vërtetë të shoqërisë tonë. Rezultati përfundimtar është që Ballkani Perëndimor në dekadën e fundit, në fushën ekonomike është shumë pas Bashkimit Evropian. Uashingtoni është këtu vetëm për të parë rënien e të gjitha treguesve demokratik. Nëse ne sinqerisht nuk përpiqemi të vendosim një lidhje që ka qenë shumë e frytshme në vitet 90 në kushte të ndryshme nga tani, atëherë askush nuk mund të thotë që, dhjet vjet më vonë, Ballkani Perëndimor ja doli me sukses. Nuk flas vetëm për integrimin në BE, flas për reformat e vërteta dhe për lumturinë e njerëzve tanë”, tha Stevo Pendarovski, president.

Kryeministri Zoran Zaev ishte në të njëjtën vijë, duke vëndosur theksin në dështimin e BE-së për të mbajtur premtimin dhe të japë datë për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.
Ballkani Perëndimor është Evropë. Sa më të forta dhe stabile janë lidhjet transatlantike, aq më i fortë, stabil dhe me prosperitet është Ballkani Perëndimor. Një angazhim i përbashkët mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është esencial. BE-ja duhet ta gjejë përsëri veten dhe të kthehet në rrënjët e veta”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri shqiptar Edi Rama shprehet më pak pesimist nga vendimi i BE-së dhe më optimist për rezultatet nga një treg i përbashkët dhe bashkëpunimin më i madh mes vendeve të rajonit. Shqipëria në këtë plan është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha vendet kurse vendet e tjera, tha Rama, mund të zgjedhin se me cilin duan të bashkëpunojnë.

Nëse ne mund ta masim depresionin; ata në BE janë më në depresion se ne, janë më të frustruar se ne. Ne nuk lutemi, nuk jemi këtu për të thënë se “shikoni, ne jemi njerëz të mirë, sillemi mirë, pse s’na doni?” Jo. Ne rritemi. Për një konferencë në zoom na mbajmë në pritje sikur të na japin të gjithë shtëpinë. Nuk doni të bëjmë konferencë ndërqeveritare, atëherë shumë mirë, një konferencë më pak. Sigurisht se kemi akoma konflikte që duhet të zgjidhen. Por, ajo që i mban konfliktet e pazgjidhura, kryesisht konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, nuk duhet të mbajë pjesën tjetër të pazhvilluar. Deri sa përpiqemi ta zgjidhim atë, ka aq shumë gjëra që mundemi t’i bëjmë bashkë. Duke bërë gjëra të tjera bashkë, ne e bëjmë atë konflikt më pak të vështirë për t’u zgjidhur”, theksoi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mendon se ideja e një mini-Shengeni nuk është në shërbim të qytetarëve të rajonit. BE-ja është e ngadalshme, por sipas Kurtit, është shpresa e vetme.
Ne mirëpresim iniciativat që bazohen në barazi, reciprocitet dhe njohje të realitetit dhe të vërtetës. Duke u pajtuar se na duhet të bëjmë shumë punë dhe duke e parë që korniza e tanishme e bashkëpunimit rajonal nuk është e mjaftueshme për të na përgatitur neve për qasje në BE, ne kemi propozuar një kornizë të re bashkëpunimi SEFTA, sipas modelit EFTA EEA. Me procesin e Berlinit që i afrohet fundit, SEFTA (Zona e Tregut të Lirë për Evropën Jug-Lindore) është mënyra e drejtë për të ecur përpara sepse rikthen angazhimin e rajonit për reforma dhe shpresën për integrimin Evropian”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Serbia padrejtësisht pengohet në avancimin e negociatave me BE-në, vlerëson kryeministrja Ana Bërnabiq.
Serbia, vazhdimisht kujtohet nga vendet anëtare për të drejtat nacionale të pakicave. Kjo është fantastike sepse, në pikëpamjen time, të drejtat njerëzore të pakicave janë disa nga vlerat kyçe evropiane. Por për respektimin e të drejtave të pakicave, Serbia është ndër vendet liderë në Evropë. Por ka vende anëtare që nuk i njohin disa nga pakicat që janë në vendin tonë dhe thonë deri sa ta zgjidhni këtë problem nuk mund të vazhdoni më tej në rrugën eurointegruese dhe filloni të pyesni veten se cila është gjëja e drejtë?”, pohoi Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë.
Qëndrimet e liderëve të rajonit i dëgjuan përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-së të cilët për të dytën ditë më radhë qëndrojnë në Ohër në kuadër të Forumit të organizuar nga Ministria e Jashtme.

Baby Boo