Vazhdojnë hetimet për su*lmin kibernetik ndaj një kompanie amerikane

Kompania amerikane e teknologjisë informative, që ishte cak i një su*lmi të madh kibernetik, po tenton që të ndihmojë konsumatorët e saj të rikthejnë në funksion sistemet e tyre, teksa Qeveria amerikane të hetojë shkallën e këtij su*lmi.
Drejtori i kompanisë Kaseya, tha për mediat amerikane se su*lmi ishte një sulm i sofistikuar kibernetik dhe se ekspertët e sigurisë kibernetike besojnë se është kryer nga hakerët rusë.

Grupi i hakerëve, i njohur si REvil besohet se ka su*lmuar softuerin e kompanisë Kaseya dhe ka afektuar mijëra biznese që marrin shërbime nga kjo kompani.
Kaseya tha se po punon me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) dhe shtoi se vetëm 40 konsumatorë të saj janë prekur direkt. Por, nga ky su*lm mund të preken edhe shumë kompani të tjera, që varen nga klientët e Kaseyas.
Kaseya, mbrëmjen e 3 korrikut lëshoi një deklaratë për media, por aty nuk tregoi se sa konsumatorë janë ndikuar nga viruset që janë lëshuar nga hakerët.

Kaseya tha se “fatkeqësisht kemi qenë viktimë e një su*lmi të sofistikuar kibernetik”, duke shtuar se beson që sulmi është i kufizuar “në një numër të vogël të konsumatorëve”.
Kjo kompani tha se të gjithë serverët e prekur duhet të qëndrojnë offline deri në instruksionet e radhës nga ta.
Ndërkaq, FBI-ja tha se së bashku me Agjencinë për Siguri Kibernetike dhe siguri të Infrastrukturës (CISA) është duke kryer hetime për këtë rast.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka udhëzuar agjencitë e inteligjencës amerikane që të hetojnë se kush qëndron prapa këtij su*lmi.
Lidhur me su*lmet kibernetike, Biden kishte folur me homologun e tij rus, Vladimir Putin gjatë samitit që patën muajin e kaluar.
Biden ka thënë se më 4 korrik do të dihet më shumë nëse su*lmi ndaj Kaseyas ishte “në dijeni apo si pasojë e Rusisë”.

Rrjeti më i madh i dyqaneve ushqimore në Suedi, Coop, njoftoi se 800 dyqane u mbyllën më 3 korrik, pasi një pajisje që përdoret për pagesat u ndikua nga su*lmi, që nënkuptonte se kompania nuk mund të pranonte pagesat e konsumatorëve. Po ashtu, hekurudhat shtetërore suedeze dhe një farmaci lokale u prekën nga sulmi.
Kompania suedeze Visma Esscom, që menaxhon shërbimet dhe pajisjet e një numri të bizneseve suedeze, është klient i Kaseyas, raportoi agjencia e lajmeve suedeze TT.