Lëvizja Besa reagon për UNT-në: ë ndalohen politikat për interesa të ulëta afatshkurtëra partiake


Lëvizja Besa e Bilall Kasamit ka reaguar në lidhje me parregullësitë e publikuara për punën e Universitetit Nënë Tereza, duke kërkuar të veprojë ligji. Ata shtojnë se UNT-ja duhet të bëjë politika arsimore transparente. Në reagimin e tyre thuhet:

“Dr. Ferid Murati është një ndër figurat më të ndritura të shqiptarëve të Maqedonisë, i cili në vitin 1998 u shpërblye me çmimin Nobel për të arriturat shkencore në lëmin e mjekësisë. Si i tillë dr. Ferid Muradi meriton respektin më të madh, jo vetëm në mesin e shqiptarëve, por edhe në qarqet ndërkombëtare.
Me datë 19.06.2018 nga ana e Universitetit Nënë Tereza ju nda titulli i nderit Honoris Causa, për t’u nderuar dhe veçuar personaliteti i jashtëzakonshëm i këtij kolosi shkencor, si dhe kontributi që ka dhënë dhe vazhdon të jep në shkencë, në arsimin e lartë duke vënë baza fundamentale në progresin shoqëror.
Në këtë rast UNT-ja nuk ka vepruar keq, por dështimet e shumta në menaxhimin e këtij institucioni të lartë akademik nuk mund të mbulohen me ndarjen e çmimeve, duke u identifikuar me figurat emblematike si ajo e dr. Ferid Muradit. Që në krye të herës ky universitet u nis mbrapsht dhe kryekëput për interesa politike dhe për të sistemuar disa funksionar partiak që evidentoheshin si të papunë.
Dy ditë para se të hapej UNT-ja funksionarët partiak dolën nëpër Shkup për të gjetur hapësira ku do ta vendosnin “selinë” e të papunëve partiak, sikur të ishte një strehimore për ato familje fatkeqe që i ka zënë “vërshimi” apo tërmeti. Serioziteti i punës do duhej të ishte së paku një studim i mirëfilltë disa vjeçar për nevojat e arsimit të lartë. Edhe sot e kësaj dite vazhdon jo transparenca e quajtur UNT e që ka të bëjë me përzgjedhjen e rektorit Aziz Pollozhani pa konkurs public e që është në kundërshtim me ligjin, ushtrues detyre dekan të cilët akoma nuk janë zgjedhur dekan, anëtarë senati persona që nuk janë të punësuar, parregullësitë dhe shkeljet e komisionit amë në përzgjedhjen e profesorëve etj. e që disa ditë me rradhë po trajtohet nga TV Alsat.
Ne gjykojmë se dr. Ferid Muradi, i cili është sinonim i vlerave të larta shkencor dhe arsimore nuk ka qenë në dije të lojërave të ulëta profitero-politike të kupolës së UNT. Prandaj, kërkojmë nga UNT t’i kërkoj falje publike dr.Ferid Muradit për keqpërdorimin e emrit të tij për qëllime të ulta të një marketingu miop. Lëvizja Besa, dënon ashpër politikat e dështuara arsimore të qeverisë dhe BDI dhe kërkon që të ndalohen politikat për interesa të ulëta afatshkurtëra partiake e që shkojnë në dëm të shqiptarëve.
Në vend që të jap çmime dhe tituj nderi UNT duhet ta nderoj veten e vetë duke punuar për interesat e studentëve dhe qytetarëve, të zgjidh problemet me hapësirat dhe të bëjë politika arsimore transparente, në të kundërt duhet të veproj ligji.”

Baby Boo