Varviciotis: Athina do ta ndjek çdo hap të Shkupit


Athina do ta ndjek çdo hap të Shkupit, duke u kujdesur se është në korrnizat që i kemi parashtruar, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis në intervistë për edicionin javor të gazetës “Etnos”.

Duke u përgjigjur në pyetjen për perspektivën evropiane të vendeve nga rajoni, Varviciotis sqaron se nevojitet të plotësohen kriteret.

“Qeveria greke ka qëndrim të fuqishëm dhe pozitiv ndaj perspektivës për zgjerim të Unionit drejt rajonit më të gjerë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, për integrimin e tyre, konsiderojmë se është e domosdoshme respektimi i parimeve të qeverisjes të së drejtës dhe gjithsesi ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kjo do të thotë harmonizim me ndryshimet e vendosura kushtetuese dhe braktisje të çfarëdo lloj elementi të irredentizmit. Athina do ta ndjek çdo hap të Shkupit, duke u kujdesur se gjendet në korrnizat që i kemi parashtruar”, thotë Varviciotis.

Shefi alternativ i diplomacisë greke në intervistë për “Etnos” i përmend edhe shenjat tregtare për prodhimet, thotë se përveç dialogut institucional bilateral dhe komisionit ndërkombëtar të ekspertëve, Qeveria greke zgjodhi dimension plotësues politik dhe teknokratik. .

Baby Boo