Lëvizja Besa reagon për shumicën e re: Pazar për përfitime të disa individëve


“Nga mëngjesi kuptohet edhe dita” – thonë nga Lëvizja Besa në lidhje me diskutimet e sotme për rikonstruimin e qeverisë. Nga kjo parti vlerësuan se shumica e re po mbështetet në votat e Levicës, duke marrë parasysh faktin se për t’u votuar rendi i ditës, kuorumin e kanë bërë deputetët e Levicës, përcjell Klan Macedonia.

“E kemi të qartë se qeverisja e numrave nuk ka të bën aspak me procesin euro-integrues por ka të bën me pazarin e përfitimeve grupore të disa individëve që udhëheqin me subjektet politike që tashmë formojnë shumicën e te qeverisëse”, thonë nga Lëvizja Besa.

Sipas tyre, qeveria ka humbur legjitimitetin, ndërsa tentimet për të mbajtur në jetë qeverisjen LSDM-BDI, sipas Besês, janë kalkulime numrash dhe jo strategjike për ardhmërinë e vendit.

“Edhe njëherë u dëshmua se pozicionimi politik i Lëvizjes BESA ka qenë i drejtë në gjithë këtë periudhë kohore dhe ne kemi dëshmuar se qeverisja dhe politika duhet të mbështetet mbi parime të qarta dhe jo mbi pazare të ulta politike si po shohim ketyre ditëve nga aktorët politik qe nuk kanë legjitimitet”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Baby Boo