Lëvizja BESA i merr të gjitha drejtoritë në kuadër të Ministrisë së Kulturës

Pritet që brenda këtyre ditëve të përfundojnë bisedimet e partnerit të koalicionit ndërmjet Lëvizjes BESA dhe LSDM-së për ndarjen e drejtorive në nivel republikan.

Baby Boo

Sipas informatave jozyrtare, burime të afërta me Lëvizjen BESA, thonë se pritet që kësaj partie t’i takojnë të gjitha drejtoritë që janë në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

Se sa janë të vërteta këto informacione dhe a do të mund t’i takojnë të gjitha drejtoritë Lëvizjes BESA, mbetet të shihet ditëve në vijim ku pritet që të finalizohen bisedimet për ndarjen e drejtorive mes partnerëve të koalicionit.

Restorant Lumare