Rama i tronditur nga aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit: Për herë të parë ka ndodhur që të mos gjej dot fjalët për t’u shprehur


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ftuar në Rubikon tregoi se si është ndjerë pasi ka marrë lajmin për aktakuzën e vendosur ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, shkruan Gazeta Metro.

Rama tha se kishte mbetur pa fjalë, dhe nuk mund të gjente fjalët e duhura për t’u shprehur pasi mori këtë lajm, në lidhje me aktakuzën.

‘’Për herë të parë ka ndodhur që të mos gjej dot fjalët për t’u shprehur sepse ai tekst m’u duk përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë lidhur me cfarë presupozohet se do të gjykohet ndaj Thaçit dhe Veselit’’.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, ky tekst mori ‘’dhenë’’ dhe aktakuza nuk ishte vetëm ndaj dy udhëheqësve të UÇK’së, por sikur flitej për dy pjesëtarë të një regjimi criminal.

“Për një moment mendonim vetëm këtë. Ai tekst ka marrë dhenë dhe sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e përgjithshme jo më detaje të historisë kanë menduar dhe ndjerë jo pse bëhet fjalë për dy udhëheqës të luftës së UCK por sikur flitet për dy pjesëtarë të një regjimi kriminal të vendosur përmes krimeve kundër njerëzimit”.

Baby Boo