Lëvizja Antibixhoz: Aktivisti ynë u sulmua nga një i punësuar në kazino në Tetovë!


Dje rreth ores 17:30 dita e premte pranë ish restorantit Potpor është sulmuar fizikisht në pabesi anëtari i kryesisë së Lëvizjes Anti Bixhoz me inicialet Z.A.me preteks se meret me betejën për mbylljen e kazinove dhe bastoreve në RMV.
Sulmi është kryer nga personi me iniciale M.M.punëtor në kazinon Admiral.
Ne nga Lëvizja Anti Bixhoz reagojmë ashpër për veprimin makabër të këtij personi të cilin akt e llogarisim sulm ndaj Lëvizjes Anti Bixhoz.
Derisa ne si LAB kërkojmë në mënyrë institucionale sjelljen e ligjit për lojrat e fatit edhe me këtë rast kërkojmë me vendosmëri nga organet përgjegjëse që personi në fjalë të merr dënimin e merituar dhe të mos mendon ai dhe askush tjetër se mund të marin veprime të tilla ndaj anëtarëve të Lëvizjes Anti Bixhoz.
Gabohen rëndë mercenarët dhe porositësit e tyre pasi ne nuk gjunjëzohemi dhe se fuqia jonë qëndron tek populli, ne nuk miremi me individ pasi target i Lëvizjes Anti Bixhoz është mirëqenja e qytetarit deri në sjelljen e ligjit për mbylljen e të gjitha objekteve të lojrave të fatit në nivel Republikan.

Baby Boo