Dalin detaje të reja, Prokuroria thellon hetimin për ngjarjen me Elvanën


Tre ditë nga skadimi i afatit 30 ditë burg për Ervis Martinaj prokuroria dorëzon prova të reja me të cilat kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin.

Ai u plagos në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në ambientet e brendshme të këtij u ekzekutua Fabian Gaxha. Në trupin e kufomës u konstatuan 4 plagë tejshpuese ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri e markës Glock si dhe 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Ora News ka arritur të sigurojë dëshminë e Redi Popescut i cili është administrator i subjektit “Red Diamond” sh.p.k që ka në pronësi dyqanin ku ka ndodhur ngjarja.

Mësohet se Melvjon Bilo, është djali i dajës i këngëtares Elvana Gjata e cila kishte 1 vit që bashkëjetonte me Ervin Matën.

Dëshmia e Geldo Hotit

Nga ana e policisë gjyqësore janë marrë të dhëna nga shtetasit Geldo Hoti, i cili ndodhet i arrestuar i pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime ai ka deklaruar se:

Ai ditën e ngjarjes, rreth orës 14.00 ka shkuar te lokal “Monopol” ku është takuar me pronarin Redi Popescu. Pak më vonë, në lokal ka ardhur edhe Ervin Mata, Joli (Mevjol Bilo), që është miku i Ervinit dhe së bashku kanë shkuar te një lokal që quhet “Zihniu”.

Duke drekuar, në lokal ka shkuar një person që i thërrisnin Tani dhe me mbiemër Allushi, i cili shoqërohej me një person tjetër rreth 170 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra, rreth 40 vjeç, dhe këta persona janë ulur me ta në tavolinë. Rreth orës 18:00, janë çuar nga lokali dhe kanë shkuar përsëri te lokal “Monopol”, ku janë ulur përsëri të gjithë bashkë. Rreth 1 orë më pas, Ervini ka dal jashtë lokalit ku është takuar me shtetasen Elvana Gjata, e cila sipas tij është e fejuara e Ervinit dhe kur është kthyer brenda u ka thënë se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për tu sqaruar.

Atij nuk i kujtohet orari i saktë, por fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona, dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapo futur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët …mos të lëvizi njëri se do t’ju q… robt……Në këtë moment deklaruesi është ngritur nga karrigia për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët …mos lëviz…

Në këtë moment njëri nga të 5-të personat që janë futur në lokal ka thënë fjalët …Çfarë problemi ke që shikon… dhe deklaruesi nuk është i sigurt se këto fjalë kanë qenë në drejtim të Ervin Matës apo personave që ishin të ulur në tavolinë me të (Geldo-n). Personi i cili mbante armën në dorë është afruar te tavolina dhe pasi e ka kapur nga qafa Jolin është konfrontuar fizikisht me të, dhe deklaruesi është shtrirë barkas poshtë tavolinës dhe aty ka dëgjuar disa krisma arme, dhe pas përfundimit të krismave ai ka dalë nga lokali dhe është larguar i vetëm në drejtim të automjetit të tij që e kishte parkuar përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Ai shtetasin Ervin Mata e njeh në marrëdhënie pune, e ka takuar gjithsej rreth 3-4 herë dhe është njohur me të rreth 3-4 muaj më parë. Në lidhje me pozicionet që kanë patur personat në tavolinë me të ai shpjegon se vet ka qenë i ulur te këndi afër dritares, duke filluar nga pozicioni i tij në sens kundraorar nga e djathta ka qenë Ervin Mata, Tan Allushi, dhe përballë me Ervinin ka qenë i ulur personi me emrin Joli.

Baby Boo