Letër e hapur drejtuar Zaevit dhe Spasovskit! Stop me “Stop Listat”


LETËR E HAPUR

I nderuar Kryeministër z. Zoran Zaev.

I nderuar ministër i punëve të brendshme, z. Oliver Spasovski.

Shpresoj që gjërat në Maqedoni përfundimisht do të lëvizin në drejtim të progresit global, si në sferën e qëllimeve dhe interesave të shtetit, ashtu edhe në arritjet njerëzore dhe qytetare. Periudha e kaluar ishte stagnim i plotë i të gjitha vlerave shtetërore dhe njerëzore, degradimi i gjithçkaje që ka domethënie dhe vlerë në këtë vend. Le të shpresojmë se e gjithë ajo është vetëm e kaluar dhe ajo kurrë më nuk do të përsëritet. Në atë periudhë të shkatërrimit të paturpshëm të të gjitha burimeve, ajo goditi gjithashtu dhe elitën e këtij kombi – intelektualët nga lëmi të ndryshme si profesorë, inxhinierë, mjekë, akademikë dhe teologë.

Kur përfundimisht filluan të zgjohen studentët dhe profesorët (përmes plenumit studentor), kur më në fund filluan të zgjohen qytetarët (përmes protestave dhe revolucionit të larmishëm), dhe kur më në fund përmes mekanizmave demokratike (zgjedhjeve) qytetarët vendosën t’i japin fund asaj periudhe përpot papërgjegjshmëri në Maqedoni, atëherë erdhi shpresa që gjërat me të vërtetë do të fillojnë të lëvizin në drejtim të përmirësimit dhe vlerësimit të gjërave. Kështu, unë do të doja të theksoj se në zgjedhjet e fundit shqiptarët kryesisht dhe më së shumti treguan dhe dëshmuan se ata dëshirojnë konceptin civil në vend, duke i dhuruar LSDM-së 70.000 vota, dhe duhet të pranoni se ajo ishte presedan në histori, i cili tregoi se ne duam të jetojmë të lirë dhe me të drejta të garantuara njerëzore në këtë shtet. Në fakt, kjo edhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë theksohet se të gjitha të drejtat dhe ndjenjat kombëtare dhe fetare janë të garantuara.

Pikërisht këtu kemi ardhur te qëllimin i kësaj letre të hapur me të cilën dua t’ju drejtohem. Në fakt, pak ditë më parë kam lexuar një letër të hapur drejtuar juve nga një miku im i dashur – një dijetar, teolog, PhD në Shkenca Sociale mr. Amel Kurtishi, i cili gjithmonë është ndaluar në të gjitha vendkalimet kufitare,në dalje apo hyrje në Maqedoninë. I inkurajuar nga letra e tij kam vendosur që t’ju drejtohem për të njëjtin trajtim që përjetoj më shumë se një dekadë, sa herë që kam nevojë për të udhëtuar. Pra, pa ndonjë bazë dhe shpjegim, unë ndalem në pikat kufitare në të gjithë vendin, pavarësisht nëse jam vetëm, me familjen apo me miq. Për shkak të këtij trajtimi unë nuk di asgjë për t’ju shpjeguar miqtë, kolegëve apo fëmijëve të mi kur më pyesin: “Pse na kanë ndaluar, se vetëm ne jemi parkuar anash, sa do të presim?” Çfarë t’ju thuhet? Si t’ju shpjegohet fëmijëve, kur jemi ndaluar sikur të ishin krimineli më i madh dhe më i rrezikshëm në shtet?! Ose duhet t’ju thuhet: “Na kanë ndaluar, sepse kemi vendosur për t’iu bindur ligjeve të Perëndisë, jo për të vjedhur, për të mos gënjejë, për të qenë të sinqertë, të ndershëm dhe askujt keq të mos i bëjmë.”

Por besoni se në këtë rast fëmijët (si çdo krijesë normale) do të bëjnë pyetjen e radhës: “Pra, çfarë ka të keqe në gjithë këtë?” I nderuar Ministër i respektuar Kryeministër, unë jam një profesor universitar i cili me përkushtim lufton për ndërtimin e arsimit me cilësi të lartë dhe cilësi të lartë të kuadrit arsimor, pa u lodhur duke punuar 10-12 orë në ditë përmes ligjëratave, seminareve, punës kërkimore, hulumtimeve dhe projekteve. Dëshmi e suksesit të kësaj pune është numri i madh i të diplomuarve të suksesshëm të diplomantëve dhe punimeve master, disa projekte ndërkombëtare, një numër i madh i punimeve shkencore, ku në mes tjerave tre nga asistentët e mi janë aktualisht në studimet e doktoratës në Universitetin e Leipzig-ut (Gjermani) dhe kështu me radhë. Përmes kësaj pune promovohet edhe Universitet i Tetovës, por edhe vetë Republika e Maqedonisë. Nga ana tjetër, trajtimi i veçantë i organeve të sigurisë, “stop-lista” dhe dosja, e cila supozoj që është stërmbushur me gënjeshtra të fabrikuara dhe “fakte” të shpikura, që përbëjnë një pengesë të madhe për përparim në karrierën time, kërkimin shkencor dhe kontributin që mund të jap për këtë shtet. Si shembull do të paraqes rastin kur u pranova në Universitetin e Nju Jorkut për studime të post-doktoraturës, që është 20 në rradhë (në listën e top 20 Universiteteve) në renditjen e Shanghait të universiteteve botërore. Në momentin kur më kërkuan informacion nga ministria e brendëshme, procedura e vizave u ndërpre dhe e gjithë puna përfundoi në dështim. Të nderuar, besoni se në këtë mënyrë, bëhet vetëm dëm, si për autoritetin tim, ashtu edhe për vetë shtetin.

Gjithashtu, masat e tilla nuk janë as parandaluese, as frytdhënëse e as edukative, dhe e vetmja gjë që ata prodhojnë është pakënaqësia dhe zemërimi. Së fundi, do të doja të shtoja se kjo listë, përveç meje dhe mikut të lartpërmendur, janë padrejtësisht të vendosur një numër i mah intelektualësh – profesorë, mjekë, teologë (sipas disa supozimeve rreth 5,000 njerëz). Prandaj, unë dhe të gjithë kolegët e mi sinqerisht shpresojmë që të ndërmerrni masa konkrete.

Prandaj, unë dhe të gjithë kolegët e mi sinqerisht shpresojmë që të ndërmerrni masa konkrete për të zgjidhur këtë problem, duke i larguar emrat tanë nga këto stop-lista, të pastroni dosjet tona dhe ti përmbushni me të dhëna dhe faktet e sakta. Doc.Dr. Ahmed Jashari, inxh.dipl.kim. Docent në katedrën e Kimisë Organike dhe Biokimisë Grupi i Kimisë Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematika Universiteti i Tetovës Maqedoni.

http://www.pacensure.com/2018/04/16/5000-shqiptare-nen-survejim-te-shtetit-kur-kalojne-kufirin/

 

 

Baby Boo