Konjufca e ngushëllon homologun e Maqedonisë së Veriut pas aksidentit tr*agjik


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një telegram kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nëpërmjet të cilit i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tr*agjik në Bullgari.

Konjufca përmes telegramit ka thënë që në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin e tij ka shprehur ngushëllimet më të ndjera për familjet e pasagjerëve që humbën jetën në këtë tragjedi tronditëse dhe “lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”.

“I nderuar Kryetar z. Talat Xhaferi, në këto momente tejet të rënda për popullin e Maqedonisë Veriore dhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes në Bullgari, jemi pranë për të shprehur solidaritetin vëllazëror dhe për të ndarë dhimbjen me ju.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e pasagjerëve që humbën jetën në këtë tragjedi tronditëse dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve.
Jemi pranë autoriteteve maqedonase, familjeve dhe popullit tuaj në këto çaste të rënda për të gjithë”, thuhet në telegramin e Konjufcës. ​

Baby Boo