Lëshohet në qarkullim komunikacioni hekurudhor Veles-Gjevgjeli


Ura nga betoni e hekurudhës mes stacionit Gradsko dhe udhëkryqit Kukuriçani për shkak të të cilit në ndërprerje ishte komunikacioni hekurudhor i Korridorit 10 kompletisht është sanuar dhe prej sonte komunikacioni në këtë pjesë do të lëshohet në përdorim, kumtoi sot Infrastruktura – Hekurudhat e Maqedonisë.

Prej atje informojnë se para lëshimit të urës për komunikacion, sanimi është kryer në kushte specifike me ç’rast janë bërë kontrolle speciale dhe hulumtime me ngarkim provues sipas nenit 27 të Rregullores për mënyrën e mirëmbajtjes, mënyrën e vendosjes së evidentimit dhe shfrytëzimin e të dhënave nga evidentimi i sistemit të poshtëm të hekurudhave.

Gjatë sanimit të urës është kryer mbrojtje nga minimi i mëtejshëm i dy shtyllave të mesme, janë bërë puse me thellësi prej tetë deri në 12 metra për ndërrmarjen e ngarkesave nga konstrukcioni i urës te shtylla e parë e mesme, përforcim dhe betonim i bazës së trerëve dhe është ngritur konstrukcioni i urës në nivelin e nevojshëm.

Deformimet e urës mbi Lumin e Zi, mes stacioneve Gradsko dhe Kukuriçani shkaktuan ndërprerje të komunikacionit hekurudhor nga data 2 e muajit të kaluar në relacionin Veles-Gjevgjeli. Trenat në relacionin Shkup-Gjevgjeli dhe Gjevgjeli-Shkup kanë qarkulluar vetëm deri në Veles dhe anasjelltas. Ato dhe ndërprerjet e komunikacionit hekurudhor gjatë rikonstruimit të rrugës në Serbi nga data 24 shtator deri në datën 19 të muajit të kaluar e zvogëluan vëllimin e transportit të HM Transport në Korridorin 10.

Siç informuan për MIA-n nga HM Transport, nga fillimi i ndërprerjes deri në datën 2 të këtij muaji me zvogëlimin e të ardhurave të transportit të kryer kanë pësuar dëm material direkt prej 84.500.000 denarë.

Baby Boo