Edrogan kër*cënoi Greqinë e Qipron: Turqia do të hakmerret


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan akuzoi Greqinë e Qipron se nuk kishin përmbushur premtimet që i kishin bërë gjatë negociatave me BE’në dhe NATO’n. Ai porositi se Turqia do të hakmerret në mënyrën e duhur. Këto komente të tij vijnë disa ditë pasi Ankara kishte kthyer anijen hulumtuese Oruc Reis në territorin e kontestuar afër ishullit grek.
Mediat turke njoftojnë se dy anije greke po mbikëqyrin anijen turke.

“Orec Reisi ynë është kthyer në detyrë në Mesdhe. Do të vazhdojmë t’i përgjigjemi Greqisë në teren atë të cilën e meritojnë po ashtu edhe administratës qipriote në anën greke që nuk përmbushën premtimet e tyre të bëra para NATO’s e BE’së” kishte thënë Erdogan.

Ai nuk i bëri të ditura premtimet e tyre por zyrtarët turq kanë akuzuar ata grekë se kanë kryer disa provokime së fundmi ka raportuar agjencia e lajmeve AP.

Heiko Mas shefi i diplomacisë së Gjermanisë që kishte ndërmjetësuar bisedimet mes Ahtinës dhe Ankarasë kritikoi Turqinë pasi kishte ndërmarrë “hapa të njëanshëm” në Mesdheun lindor që minojnë përpjekjet për zbutjen e tensioneve.

Baby Boo