Lëndohet rëndë një motoçiklist nga Anglia në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër


Një anglez 26-vjeçar është lënduar rëndë në një aksident që mbrëmë ndodhi në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër. Në këtë aksident janë lënduar edhe dy persona.

Sipas MPB-së, në aksident kanë marrë pjesë motoçikleta “Honda” me targa britanike, e drejtuar nga J.J.(26) nga Anglia dhe automjeti “Folksvagen Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga E.V.(27) nga f. Trebishte-Mavrovë.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë motoçiklisti dhe  është dërguar në spitalin e Dibrës, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën urgjente pranë Kompleksit të klinikave “Nëna Tereza-Shkup.

Shoferi i Golfit E.V. dhe bashkudhëtari në automjet A.V. kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe pas ndihmës së dhënë janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Tetovë.

Baby Boo