Lëndohet rëndë e punësuara në Klinikën e Gjinekologjisë , dërgohet në urgjencë

63-vjeçarja V.K. nga Shkupi është transportuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” pasi ka pësuar një lëndim të rëndë trupor gjatë kryerjes së detyrave të punës në Klinikën e Gjinekologjisë. Sipas informatave, incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, më 27 nëntor.
E lënduara është dërguar menjëherë në spital, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Ngjarja është raportuar në orën 14:45 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, dhe për rastin është njoftuar edhe një inspektor nga inspektoriati i punës.