Grubi: Njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë sjell paqe në rajon


Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë reciproke të qytetarëve në vendkalimet kufitare me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grubi ka cilësuar këtë vendim si hap drejt zgjidhjes përfundimtare që sjell paqe të qëndrueshme dhe perspektivë europiane.

“Dialogu midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë me qëllim përfundimtar njohje reciproke kontribuon në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë

Vendimi për lëvizjen e lirë të qytetarëve në të gjitha vendkalimet kufitare me Serbinë vetëm me dokument identifikimi (ID), e arritur në tavolinën e dialogut të Kosovës me Serbinë, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë hap drejt zgjidhjes përfundimtare që sjell paqe të qëndrueshme dhe perspektive europiane.

Uroj që të vazhdohet shpejt në të njejtën frymë drejt njohjes së ndërsjellë dhe normalizimit të marrëdhënieve në frymën e barazisë” – ka shkruar Grubi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Baby Boo