Lëndohen katër persona në Tetovë


Dje rreth orës 19:20 në rrugën lokale për në Banjën e Tetovës, vetura “Tiko” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga I.R. (22) nga Tetova, në të cilin janë transportuar edhe katër persona të tjerë, ka devijuar nga rruga informon Tetovasot.

Katër personat e plagosur janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për t’ju ofruar ndihmë mjekësore.

Ekip i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit.

Baby Boo