Do të sanksionohet mosmbajtja e pajisjes mbrojtëse, 19 raste të reja të personave me koronavirus


Gjithsej 500 pacientë në vend deri tani janë shëruar nga Kovid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të reja të personave me koronavirus në vend, ndërsa 126 janë shëruar. Në të njëjtën periudhë kanë vdekur dy persona të infektuar me Kovid-19, informuan nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Ministria e Shëndetësisë informoi se ISHP, madje ka regjistruar 126 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup -22, Shtip-1, Strugë- 19, Ohër-1, Veles- 6, Gjevgjeli- 3, Kavadar -1, Kriva Pallankë- 1 dhe Kumanovë- 72. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë vdekur dy persona, një paciente nga Likova (Kumanovë) 49 vjeçe e pranuar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje dhe menjëherë është vendosur në respiratorë dhe një pacient 73 vjeçar nga Shkupi i pranuar më 19 prill në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 335 teste, ndërsa janë konfirmuar 19 raste të reja me Kovid-19 edhe atë: Shkup- 3, Kumanovë- 8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1.

Do të sanksionohet mosmbajtja e pajisjes mbrojtëse, 19 raste të reja me Kovid-19

Duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë distancën dhe të veshim pajisje mbrojtëse. Le të jemi përgjegjës, ta mbrojmë veten dhe të afërmit tanë, shkroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Rezultatet e mira, siç theksoi ministri, janë meritë e çdo qytetari që mbetet konsekuent, i respekton masat dhe e mbron shëndetin publik.

Filipçe paralajmëroi se Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive sot në Qeveri do të paraqesin propozim që sanksionimi për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse – maskë ose mbulesë të gojës dhe hundës në drejtim të mbrojtjes nga përhapja e koronavirusit të fillojë menjëherë ditën e njëjtë ose më së voni të martën, sepse është konstatuar se një pjesë e madhe e qytetarëve ose nuk përdorin pajisje mbrojtëse ose e përdorin atë në mënyrë të gabuar.

Ai thotë se për këtë hap janë detyruar për shkak të imazheve gjithnjë e më të shpeshta në media dhe në rrjete sociale me qytetarë, të cilët nuk e respektojnë masën për pajisjen mbrojtëse në kushtet kur është e përcaktuar, por edhe qytetarët që e mbajnë maskën ose mbulesën e fytyrës nën mjekër ose në dorë.

Baby Boo