Lendi Mustafa, komunitetit LGBTI: Mos heqni dorë nga të drejtat tuaja


Aktivisti i të drejtave të komunitetit LGBTI, Lend Mustafa, iu ka bërë thirrje personave të këtij komuniteti që të mos heqin dorë nga të drejtat e tyre.

“Secili prej juve që jeni këtu sot keni vlerë në lëvizjen LGBTI, edhe bashkë kemi me mrri barazinë dhe drejtësinë që po e kërkojmë. Të gjithë po e dimë që Kodi Civil është duke tentuar që të mos na ofrojë barazinë që na takon, mirëpo jemi duke lu*ftuar fuqishëm që ajo e drejtë mos të na ikë prej duarve edhe me e marrë. Me ju kujtu edhe një herë që pa juve nuk kishim mujt me mrri deri këtu – deri në vitin e pestë të paradës në një vend i cili llogaritet me qenë një nga vendet më homofobike në Ballkan, derisa sot po e vërteton të kundërtën”.

“Çka po shohim sot është shumë emocionuese me e pa. Bashkëpunimi që e kemi bashkë si komunitet me përkrahës dhe krejt juve këtu është diçka që ka me na çu shumë përpara shumë ma shpejt se që e kemi pritur. Po du me ja kujtu edhe diçka: Mos heqni dorë asnjëherë nga të drejtat e juaja dhe mos u largoni kurrë prej njëri-tjetrit. Ne si aktivistë dhe individë po bashkohemi dhe po rrimë BASHKË DHE KRENARË”.
Lend Mustafa ka thënë se “Parada e Krenarisë” është festë, por, pavarësisht që është paqësore, është edhe pro*testë dhe rezistencë për barazi dhe drejtësi, derisa ka falënderuar ata që kanë organizuar këtë ngjarje.

Baby Boo