Arrestohet 53 vjeçari nga Shkupi


Të shtunën, në fshatin Volkovë të Shkupit, zyrtarë policorë të stacionit policor Gjorçe Petrov kanë privuar 53 vjeçarin V.Z. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 18:20 ka qëlluar në një aheng familjar në fshat.

Atij i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë “Zastava M59/66” e kalibrit 7.62 x39 mm, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja nga plumbat e shkrepur. Në një bisedë zyrtare në stacionin policor, ai ka pranuar krimin. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Baby Boo