Benzema dënohet me një vit bu*rgim me kusht – Ja për çfarë akuzohet

FILE PHOTO: Soccer Football - World Cup - UEFA Qualifiers - Group D - France v Kazakhstan - Parc des Princes, Paris, France - November 13, 2021. France's Karim Benzema during the warm up before the match. REUTERS/Gonzalo Fuentes

Karim Benzema është shpallur fajtor për një komplot me kasetë seksuale për të shantazhuar ish-bashkëlojtarin e Francës, Mathieu Valbuena. Asi i Real Madrid u dënua me një vit burg me kusht nga një gjykatë në Versajë sot.
Benzema u gjobit gjithashtu me 75,000 euro pasi u dënua për bashkëpunim në komplotin që përfshinte një video.

Sulmuesi, i cili kishte mohuar çdo keqbërje, nuk ishte sot në gjykatë.
Ai do të luajë për gjigantin spanjoll kundër skuadrës moldave Sheriff Tiraspol në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Prokurorët thanë se Benzema e kishte inkurajuar Valbuenën që të paguante një grup të dyshuar shantazhuesish për të mbajtur video skandalin larg syrit të publikut.

Baby Boo