Lëndën për veteranët mashtrues e merr prokurori që i mbylli rastin për drogë të birit


Menjëherë pas deklaratës së kryeprokurorit Lumezi, mediet kanë përmenduar si zëvendësues të Elez Blakajt për ta udhëhequr rastin e veteranëve një person i cili po ashtu ka probleme me integritetin profesional, e madje edhe me ligjin.

Pas gati një jave, që kur prokurori Elez Blakaj dha dorëheqje, pasi ishte kërcënuar gjatë hetimit të rastit të fryerjes së listave të veteranëve të luftës, sot kryeprokurori Aleksandër Lumezi përmendi zëvendësimin e tij me një prokuror tjetër, raporton Gazeta Metro.

Lumezi, nuk e bëri të ditur emrin e prokurorit në fjalë, mirëpo e konfirmoi se tashmë është caktuar dhe paralajmëroi “plotësimin e asaj aktakuze” nga prokurori i ri, ndonëse prokurori Blakaj kishte deklaruar se atakuzën e kishte përfunduar.

“Ne sot kemi vendosur që një prokuror nga Prokuroria Speciale të vazhdojë me plotësimin e asaj aktakuze, sipas sygjerimeve të kryeporkurorit dhe shumë shpejt do të ngrisim aktin akuzues. Sot është caktuar prokurori i cili do të trashëgoj këtë lëndë po ashtu është zgjedhur edhe ekipi ligjor i cili do të kryejë obligimet që kërkohen nga kryeprokurori dhe prokurori i rastit”, tha Lumezi.

Por, menjëherë pas kësaj deklarate të kryeprokurorit Lumezi, mediet kanë përmenduar si zëvendësues të Elez Blakajt për ta udhëhequr rastin e veteranëve një person i cili po ashtu ka probleme me integritetin profesional dhe probleme me ligjin. Bëhet fjalë për Haki Gecajn, i cili bë si emër i njohur para 4 muajsh, kur djali i tij me një shok u kapën me drogë, në një makinë në dalje të Prishtinës, saktësisht në vendin e njohur si ‘Rrethi i Flamurit’.

Por, megjithëse djali i prokurorit, Valdrin Gecaj e pranoi se ishte zënë me drogë, prokurorja kolege e babit të tij, Arbëresha Shala kishte vendosur t’ua mbyllë rastin. Prokurorja në fjalë, kishte shkruar se të dyshuarit janë penduar thellë për veprimin e tyre dhe kjo ishte njëra nga arsyet që prokurorja e kishte mbyllur rastin.

Ndërkohë, sot u mbajtë protesta që u thirr nga përfaqësues të shoqërisë civile me kërkesë kryesore shkarkimin e kryeprokurorit Aleksander Lumezi dhe fillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë. Protesta u mbajt pak ditë pasi prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, akuzoi Kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje në hetimet në rastin e listave të veteranëve të UÇK-së./Gazetametro.net

Baby Boo