Lëkundjet e tërmetit në Meksikë bëjnë që objektet të duken si të ‘ndërtuara prej letre’ – këto pamje tregojnë se si tërmeti ‘shkund’ apartamentin


Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur pranë qytetit turistik të Paqësorit, Acapulco të martën në mbrëmje, duke lënë të vd*ekur të paktën një person, dhe duke shkaktuar lëkundje të ndërtesave në Mexico City, qindra kilometra larg.

Sipas medieve të huaja, Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se tërmeti kishte një shkallë paraprake prej 7 Rihter dhe ishte me epiqendër prej 17 kilometrave në verilindje të Acapulco-s.
Guvernatori i shtetit Guerrero, Hector Astudillo, tha të martën mbrëma se një person kishte vd*ekur nga një shtyllë në rënie qytetin Coyuca de Benitez, pranë Acapulco-s.

Pamje të shumta të cilat janë ndarë në rrjetin social Twitter, kanë treguar momentet e dridhjes brenda objekteve banuese. Njëra ndër videot tregon tregon një lëkundjet të cilat u inçizuan brenda një banese që me sa duket nuk kishte ndonjë njeri brenda, derisa dridhjet e bënë të dukej si e ‘ndërtuar prej letre’.

Baby Boo