Rasti me anesteziologun në Tetovë, ftohen për dëshmi persona të tjerë që shfaqen në video


Burime të TV21 bëjnë të ditur se në Stacionin Policor të Tetovës pasditën e sotme janë thirrur për bisedë edhe disa dëshmitarë në rastin me anesteziologun, i cili “live” në rrjetin social “Tik-Tok” transmetoi pamje të grave nga reparti i Gjinekologjisë, përcjell TV21. Ndryshe, SPB-Tetovë sot edhe zyrtarisht bëri të ditur se është arrestuar 43-vjeçari V.D. nga Odri, i cili ishte angazhuar si anesteziolog në spitalin e Tetovës., ndërsa drejtori i Spitalit, Pëllumb Vela sot bëri të ditur se kanë ndërprerë marrëdhënien e punës me të njëjtin.

Baby Boo