Lëkundet sërish Greqia, dy tërmete brenda pak orësh


Dy tërmete relativisht të forta kanë goditur mëngjesin e sotëm Kretën në Greqi.
Tërmeti me epiqendër në zonën e detit mes Kretës dhe Kapathos, ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orën 7:11 minuta të mëngjesit.

Sakaq edhe një tjetër tërmet 5.1 i shkallës Rihter është ndjerë më parë rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale.
Lëkundjet kanë shqetësuar banorët të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre, teksa deri më tani nuk raportohen dëme materiale.

Baby Boo