Sùlmi tek Top Channel ende pa autor/ Lirohet ish-dhëndri i rojës së vràrë: Isha në Vlorë për të blerë një marine


Sulmi me kallashnikov drejt godinës së Top Channel, ku mbeti i vrarë roja, Pal Kola është ende pa autor. Ditën e djeshme në Vlorë u shoqëruan ish dhëndri i viktimës Roberto Papçi dhe shoku i Papçit. Pas disa orësh marrje në pyetje, mësohet se dy personat, janë liruar nga policia.

Papçi dhe shoku i tij u ndaluan në Vlorë dhe më pas u sollën në Drejtorinë e Vendore të Policisë në Tiranë, aty ku u morën për disa orë në pyetje. Gjatë dëshmisë, personat në fjalë kanë mohuar përfshirjen apo dijeninë për sulmin tek godina e Top Channel. Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kolës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë, por pa mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti.

Gjatë dëshmisë në polici, Roberto Papçi ka thënë se ishte në Vlorë për të blerë një makinë. Tashmë ngjarja me një viktimë nuk ka autor, teksa vlen të theksohet se personat që kryen sulmin, qëlluan me mbi 25 gëzhoja në godinën e Top Channel, ku vetëm një plumb ra mbi rojën e ndjerë i cili kishte 6 muaj që punonte në këtë televizion.

Baby Boo