ISH- I PËRNDJEKURI POLITIK LETËR KRYEMINISTRIT: MË KANË MOHUAR BABAIN QË TË MË VIDHNIN LEKËT E DËMSHPËRBLIMIT


Idriz Latif Nezha, është një ish- i përndjekur politik, i cili i bën apel për drejtësi Kryeministrit Edi Rama.

Pas 26 vitesh orvatje në zyrat e shtetit, Idrizi akoma nuk ka mundur të marrë dëmshpërblimin që i takon për vitet që ka vuajtur si i dënuar politik, pasi në 26 dhjetor ai së bashku me disa nacionalistë të tjerë vendas dhe nga Diaspora kanë themeluar ne lagjen “Ali Demi” në Tiranë, Partinë Balli Kombëtar, ku ai u zgjodh dhe Anëtar i Kryesise.

“Unë Idriz Latif Nezha, kërkoj nga ju Zoti Kryeministër të verifikoni ju lutem dosjen time në Ministrinë e Drejtësisë, me nr 15775/1 dhe të vendosni drejtësinë duke më dhënë dëmshpërblimin që më është mohuar kaq vjet nga veglat e Sali Berishës”, shkruan Nezha.

Idrizi është i biri i Latif Elmas Nezhës, i lindur më 1891, me vendbanim në Lushnjë dhe i ekzekutuar nga regjimi komunist për motive politike.

Ky fakt vërtetohet me dokumentin zyrtar të Arkivit të Shtetit që thotë: “Vërtetojmë se në listën e të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, të vdekurve në burgje dhe hetuesi për motive politike me nr rendor 3491, rezulton se Latif Elmas Nezha, i vit-lindjes 1891 me vendbanim në Lushnjë, është ekzekutuar më datë 13.10.1952 …”

“Po kështu, unë i biri, Idriz Latif Nezha, jam i persekutuar politik. Këtë e provon dokumenti i Arkivit të Shtetit me nr 424/1 nr/prot, Tiranë, datë 15.05.2007, ku shkruhet: Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 445, datë 13.12.1991, Komisioni i krijuar për njohjen e kohës së vuajtjes së dënimit administrative, me vendimin nr 13, datë 02.07.1992, me shkresën nr 716 prot. Ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Lushnjë, në rrethin Elbasan, nga viti1950 deri në vitin 1956 për arsye politike, për shtetasin Idriz Latif Nezha …”

Sipas tij, pas çdo ankesë-kërkese që ka bërë 11 vite pas plotësimit të dosjes, qysh nga 2006, nga ana e pushtetarëve i ka ardhur e njëjta përgjigje: “Nuk figuron të jesh djalë i Latif Nezhës!?”

Idrizi thotë se të gjithë dokumentat që ai ka plotësuar vërtetojnë të kundërtën, dhe siç pretendon ai mohimi i atësisë ka lidhje me zhvatjen e lekëve të dëmshpërblimit të tij nga ana e qeveritarëve që kanë në dorë këto çështje.

“Shqetësimi im Zoti Rama është se unë nuk kam marrë asnjë 5 lekësh dëmshpërblim financiar, për vitet e dënimit qoftë nga të majtët dhe nga të djathtët që kanë qenë në pushtet gjatë këtyre 25 viteve”, shkruan Idrizi në letrën dërjtuar Kryeministrit.

Baby Boo