Lazim Destani uron Universitetin e Tetovës


I nderuar Rektor Prof. Dr. Vullnet Ameti,

Në pamundësi që të merrja pjesë në shënimin e 26 vjetorit të Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”, Ju falënderoj për ftesën duke Jua përcjell nga larg urimet e mia më të mira me rastin e kësaj date historike për arsimin shqip në vendin tonë.

Këto urime përmes jush ia përcjelli gjithë stafit akademik dhe studentëve të këtij universiteti duke Ju uruar të gjithëve së bashku shëndet e suksese drejt ngritjes së vazhdueshme dhe ecjes përkrah universiteteve më bashkëkohore!
Përzemërsisht,
Lazim Destani

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1100550787055034&id=338685373241583

Baby Boo